Kiliani i Interit zbarkon te skuadra e Flamengos

Futboll

Kiliani i Interit zbarkon te skuadra e Flamengos

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 11:23
Kiliani i Interit zbarkon te skuadra e Flamengos

Arturo Vidal i është bashkuar skuadrës së Flamengo. Ishte vetëm çështje kohe puna e zyrtarizimit të Vidal te skuadra braziliane, Flamengo.

Ylli kilian u largua nga skuadra e Interit, pak ditë më parë dhe destinacioni i ardhshëm për të dihej.

Tani, skuadra e Flamengo përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për arritjen e Vidal në klub.

Vidal do ta ketë numrin 32 te skuadra e tij e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat