Konfirmuan pjesëmarrjen dhe provokuan me hartën e Kosovës...

Futboll

Konfirmuan pjesëmarrjen dhe provokuan me hartën e Kosovës...

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 11:26
ILustrim

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e kthimit mes Llapit dhe Buduçnostit.

Malazezët fituan përballjen e parë 2-0, prandaj gjithë tifozeritë shqiptare janë mobilizuar për të qenë në stadium dhe për mbështetur skuadrën bardhekaltër.

Në tribunat e “Fadil Vokrrit” do të jenë edhe ultrasit e tifozerive të ekipeve të tjera si nga Kosova, ashtu edhe nga Maqedonia apo Shqipëria. Pjesëmarrjen e tyre e konfirmuan fillimisht edhe “Barbarët”, ultrasit e Buduçnostit, të cilët madje provokuan me hartën e Kosovës si pjesë të Serbisë. Por duket malazezët kanë ndërruar mendje, teksa nuk do të jenë të pranishëm në stadium.

Klubi i Llapit ka shpërndarë një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”, ku lajmëron se 2600 biletat e sektorit mik kanë dalë në shitje për tifozët shqiptarë për vlerën 1 euro.

“Të dashur tifozë! Ju njoftojmë se përshkak të mos pjesëmarrjes së tifozëve të ekipit mysafir, do të ketë në shitje edhe bileta për Sektorin e Jugut, të cilat kushtojnë vetëm 1 Euro. Për lokacionin e shitjes së tyre do njoftoheni me kohë. Po ashtu ju njoftojmë se bileta në dispozicion për shitje kanë mbetur vetëm në Veri, një sasi e tyre dhe tashmë në Jug do jenë 2600 bileta në dispozicion”, shkruhet në njoftimin e Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat