Bayern nuk ka më durim për Gnabryn

Futboll

Bayern nuk ka më durim për Gnabryn

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 14:59
Gnabry

Bayern Munich nuk ka më durim dhe ka bërë të qarta disa gjëra në lidhje me sulmuesin anësor gjerman, Serge Gnabry.

Sulmuesit i skadon kontrata në vitin 2023 dhe ka dy opsione të parashikuara nga klubi, rinovim ose transferim të menjëhershëm. Sipas “Kicker”, Bayern i ka bërë të ditur lojtarit se do të tribunë për një sezon nëse nuk zgjedh asnjë nga dy opsionet e përmendura më lartë.

Interesimi i Chelsea ka kohë që është shfaqur për lojtarin, por Gnabry nuk e pëlqen këtë mundësi pasi ai ka luajtur më parë për Arsenalin.

Pavarësisht situatës së tensionuar, palët kanë besim se do të arrijnë marrëveshjen për një kontratë 4-5 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat