Brugge tërhiqet, për Muriqin rihapet gara

Futboll

Brugge tërhiqet, për Muriqin rihapet gara

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 17:19
Muriqi

Pas problemeve të shfaqura teksa kryente vizitat mjekësore, Clubb Brugge është tërhequr përfundimisht nga mundësia për të nënshkruar me Vedat Muriqin.

Megjithatë, për sulmuesin ka disa opsione ku mund të vazhdojë karrierën teksa pista e Superligës turke është një ide konkrete, aq më tepër kur futbollisti i Kosovës e ka provuar më parë kampionatin turk teksa është aktivizuar me Fenerbahce.

Pikërisht, këta të fundit janë një nga klubet e interesuara për Muriqin, ndërsa në lojë është edhe Galatasaray. Gjithsesi, duke parë zhvillimet e fundit, në lojë për sulmuesin është futur edhe Mallorca.

28-vjeçari ishte një nga lojtarët më të vlefshëm të spanjollëve në sezonin e fundit duke u shndërruar në një lider të ekipit teksa luante si i huazuar nga Lazio.

Tashmë, spanjollët ofrojnë shtatë deri në tetë milionë euro për kartonin eMuriqit mirëpo Lazio këmbëngul për 11 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat