Pesë largime për t’i bërë vend 1 ose 2 yjeve

Futboll

Pesë largime për t’i bërë vend 1 ose 2 yjeve

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 19:44
AC Milan

Milan po përgatit të bëjë disa lëvizje në këtë merkato të verës për t’i dorëzuar më në fund trajnerit Stefano Pioli një ekip cilësor për sezonin 2022/23.

Nëse për sa i takon largimeve është zyrtarizuar lamtumira e Castillejo-s, që i është bashkuar Gattuso-s te Valencia, duket se po punohet për dy lëvizje të tjera.

Në fakt, drejt një aventure të re janë edhe Daniel Maldini, një hap larg huazimit te Verona, dhe Tiemoue Bakayoko, për të cilin kuqezinjtë kanë kontakte me klube të ndryshëm.

Këtyre tre emrave u shtohen edhe ata të Caldara-s dhe Gabbia-s. I pari duhet të nënshkruajë me Spezia-n dhe i dyti me skuadrën e Sampdoria-s.

Për pesë futbollistë të Milan-it që largohen ose do të largohen, do të ketë të paktën dy lojtarë të tjerë që pritet të zbarkojnë në Milanello.

Përveç De Keteleare të Bruges, për të cilin mund të vijnë lajme të reja shumë shoejt, mbeten në këmbë rrugët që çojnë te Ziyech i Chelsea-t dhe Renato Sanches i Lille.

Maldini dhe Massara kanë detyrën për t’i mbyllur këto operacione dhe për të përforcuar kampionët e Italisë në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat