Marini: Eliminimi një zhgënjim

Futboll

Marini: Eliminimi një zhgënjim

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:44
Marini: Eliminimi një zhgënjim

Elton Marini, pas eliminimit të Partizanit në Conference League, për mediat ka deklaruar: “Do ta quaja një zhgënjim sportiv. Futbolli është një lojë me emocion. Të vjen keq dhe për tifozët, të cilët u munduan me gjithë shpirt të na mbështesin deri në minutën e 120.

Në futboll nuk ndodh gjithmonë ajo që parashikohet. Ekipi në pjesën më të madhe ka dhënë maksimumin. Janë gjëra që ndodhin.

Partizani në ADN e saj nuk ka objektiv tjetër veç se të jetë pretendenti kryesor për titull. Këtë besoj se nuk jam unë i pari që e them, sepse nuk jam unë drejtori i parë në këtë klub.

Objektivi nuk ka si të ndryshojë. Me këtë fjali nuk dua të vë në presion asnjë person që punon për klubin Partizani. Ajo që do të shohim është vazhdimësia e 5-6 muajve të fundit nga sezoni që shkoi.

Jemi optimistë sepse kemi një grup të shkëlqyer djemsh. Janë të talentuar. Kanë dhe pak kohën e tyre për të qenë në maksimumin e tyre, por do të kenë dhe ata kohën që i duhet.

Nuk besoj se duhet të bazohemi vetëm te fjala merkato. Të gjithë presin që të bëjmë lëvizje të mëdha çdo vit. Në opinionin tim si drejtor i ri i kësaj skuadre, idetë janë disi të ndryshme. Duhet të jemi të kujdesshëm.

Mua më pëlqejnë modelet ku klubet i japin besim produktit vendas, grupit aktual të lojtarëve. Duhet të kemi shumë besim te grupi i lojtarëve që kemi. Jam i mendimit që projektet afatgjate të japin rezultatet e pritshme.

Alban Hoxha është lojtar i Partizanit. Ka pasur një dëmtim, prandaj u la jashtë. tani e ka kaluar dëmtimin sepse është stërvitur pesë ditët e fundit me skuadrën, kështu që do të jetë pjesë e Partizanit ashtu siç e thotë dhe kontrata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat