Nuk ka më shumë se 60 milionë euro për Skriniar

Futboll

Nuk ka më shumë se 60 milionë euro për Skriniar

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 16:44
Skriniar

PSG nuk është më si dikur që shpenzon para pa menduar, teksa një gjë e tillë shihet dhe në rastin Skriniar. Klubi zikaltër duhet të bëjë një shitje të rëndësishme për arsye buxhetore dhe PSG ka gjetur mbrojtësin e duhur te sllovaku për tu përforcuar, duke vënë në tavolinë 60 milionë euro. Interi kërkon 70, por drejtuesit parisienë e kanë bërë të ditur se nuk janë të gatshëm të bëjnë rritje të mëtejshme të ofertës së tyre.

Dretjori i ri sportiv, Campos ka vënë në pritje negociatat me Interin, që kanë më shumë se një muaj që vazhdojnë. Oferta është dorëzuar dhe është 60 milionë euro, 10 më shumë se propozimi fillestar.

Marrëveshja me lojtarin tashmë ekziston në bazë të një kontrate pesëvjeçare dhe duke qenë se Interi duhet të shesë një lojtar të rëndësishëm, ky është pozicioni i fundit i francezëve. Ndryshe, siç është paralajmëruar, do të kalohet në një objektiv të ri.

Interi ka zbritur nga 80 milionët e kërkuara në 70, duke hedhur poshtë shkëmbimet teknike të propozuara nga PSG. Do të duhet një takim përfundimtar për të zhbllokuar situatën në të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat