​Koulibaly lojtar i Chelseat, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

​Koulibaly lojtar i Chelseat, mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:18
Kalidou Koulibaly

Kalidou Koulibaly raportohet se ka nënshkruar kontratën e tij me Chelsean dhe tani është gati të largohet për në Los Angeles, gati për t'iu bashkuar turneut parasezonal me skuadrën angleze.

Mbrojtësi 31-vjeçar senegalez do të jetë një përforcimi i ri në fazën mbrojtëse të skuadrës së Thomas Tuchel, i cili humbi dyshen Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger në fillim të këtij muaji. Koulibaly ka qenë prej vitesh një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe më në fund i është dhënë shansi të provojë aftësitë e tij edhe në Premier Ligë.

Siç është raportuar nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, Koulibaly e ka nënshkruar kontratën e tij me Chelsean dhe tani është do të largohet për në Los Angeles, ku do të takohet me skuadrën e tij të re në turneun e tyre parasezonal.

Marrëveshja mësohet të jetë me vlerë 40 milionë euro në total dhe Koulibaly pritet të fitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon, një rritje e konsiderueshme krahasuar me pagën që mori në Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat