Tuchel thyen heshtjen

Futboll

Tuchel thyen heshtjen

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:57
Tuchel thyen heshtjen

Thomas Tuchel ka dhënë një përgjigje rreth të ardhmes së Armando Brojës.

West Ham-i ka paraqitur ofertë zyrtare prej 35 milionë paundësh, por duket se Chelsea nuk ka ndërmend ta lërë të lirë përpara fundit të fazës përgatitore.

Trajneri i bluve të Londrës, sipas Nizaar Kinsellas, është shprehur se klubi nuk ka interes për ta shitur Brojën në këtë moment, pasi sulmuesi shqiptar ka mbërritur me ekipin e parë të Chelsea-t në SHBA për të bërë përshtypje.

“Pikë së pari, Armando Broja është lojtar i yni dhe tani për tani nuk kemi interes për ta shitur. Ai është këtu për të bërë përshtypje”, ka thënë Thomas Tuchel.​​​​​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat