Manaj debuton me asist për Watfordin

Futboll

Manaj debuton me asist për Watfordin

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 14:36
Manaj debuton me asist për Watfordin

Manaj debuton me asist për Watfordin, 30 minuta në fushë për sulmuesin e Kombëtares në triumfin e anglezëve!

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka debutuar ditën e sotme në takimin miqësor që skuadra e tij Uatfordi zhvilloi kundër skuadrës angleze Wycombe.

25-vjeçari u aktivizua si zëvendësues në minutën e 60-të të takimit në suksesin përfundimtar të skuadrës së tij me rezultatin 4-1, ku asistoi edhe golin e fundit të sfidës.

Kjo ishte ndeshja e parë që Manaj luan me fanellën e ekipit anglez duke zyrtarizuar kështu fillimin e kësaj aventure të re.

REZULTATI FINAL:

Uatford 4-1 Wycombe

Sarr 2’, 49’, Denis 52’, 90+3’ Asprila/ Tafazoli 67’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat