Takefusa Kubo do të transferohet te Real Sociedad

Futboll

Takefusa Kubo do të transferohet te Real Sociedad

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 18:57
Takefusa Kubo

Takefusa Kubo së shpejti pritet të jetë lojtari më i ri i Real Sociedadit.

Anësori japonez nuk po arrin të bind drejtuesit e Real Madridit, andaj largimi i tij pritet të ndodhë ketë verë.

Që nga transferimi drejt ‘Santiago Bernabeu’ në vitin 2019, ai nuk ka arritur të gjejë vetën pjesë e ekipit të ‘Mbretërve’.

Kështu duke u huazuar te disa ekipe spanjolle.

Së fundmi 21 vjeçari është kthyer te madrilenët, por nuk do të zgjasë shumë, pasi sërish pritet largimi, por këtë herë i përhershëm.

Siç njofton ‘AS’, Real Sociedad do të jetë destinacioni i radhës për japonezin.

Marrëveshja thuhet të jetë arritur, e që lojtarin do ta mbajë në ‘Anoeta’ deri në vitin 2027.

Mbetet të shihet se kur do të ndodhë zyrtarizimi i tij te Sociedad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat