Skuadra e njohur e Bundesligës mesazh epik për largimin e polakut

Futboll

Skuadra e njohur e Bundesligës mesazh epik për largimin e polakut

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:32
Skuadra e njohur e Bundesligës mesazh epik për largimin e polakut

Robert Lewandowski më në fund ka mundur të kalojë në “Camp Nou”, teksa do të mbajë veshur fanellën e Barcelonës për të nisur një aventurë të re në LaLiga.

Nga Bundesliga tashmë është larguar “makineria e golave”, teksa sulmuesi polak u kanë shënuar gola, duke u kthyer në armikun e çdo skuadre.

Për transferimin e 33-vjeçarit te katalanasit, skuadra e njohur e Bundesligës ka uruar polakun, por është shprehur se nuk do iu mungojë, pasi ish-sulmuesi i Bayern, i ka shënuar Augsburg në “thes” me gola gjatë aventurës së tij si bavarez.

“Urime. Nuk mund të themi që na mungon”, ka shkruar skuadra e Augsburg në profilin zyrtar në Twitter.

Siç duket skuadra gjermane është e “lumtur” që tashmë nuk do të ketë më një “gjahtar” goli që mund t’iu shënojë shumë gola në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat