Besiana e Ertan Xhihiqit me kapiten Vokrrin në vitin 1997, Fatmir Namani kujton fitoren në Turqi

Futboll

Besiana e Ertan Xhihiqit me kapiten Vokrrin në vitin 1997, Fatmir Namani kujton fitoren në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2022 Në ora: 15:11
Besiana e vitit 1997

Besiana sot nuk ekziston si klub! Si klub i mbijetoi regjimit serb por disa vite pas lufte u shua.

Besiana, klub që u themelua në vitin 1995, u bë kampione në vitin 2001-2002, po ashtu fitoi edhe Kupën dhe Suprkupën e Kosovës.

Në vjeshtën e vitit 1997, përfundoi në vend të tretë me 30 pikë në Ligën Unike të Kosovës, aq sa kishte edhe kampioni vjeshtor Besa e Pejës dhe Vëllaznimi i Gjakovës në pozitën e dytë, duke lënë pas Prishtinën me 28 pikë, që renditej në vend të katërt.

Ertan Xhihiqi, president i klubit, në gjeneratën e sakrificës dhe në vitet e pas luftës, shkriu pasurinë për futbollin e Kosovës.

Njeriu që nuk kurseu asgjë në rezistencë ndaj pushtuesit serb.

Xhihiqi ka qenë i përkushtuar në futboll, duke krijuar kushte fantastike në klub, i cili në vitin 1997 me ekipi e tij shkoi në Turqi.
Ish futbollisti i mirënjohur, Fatmir Namani, kujton kohën dhe golin që shënoi në fitoren me rezultat 2:0 ndaj ekipit turk nga Stambolli, “Jeshil Ballar Pendik”.

Një fitore që nuk e harron kurrë në vitin 1997.

Bejtush Bejta shquhej me topa nga diagonalja kundër ekipit turk.

Në foto, në këmbë nga e majta trajneri Selatin Vokrri, Bekim Mulliqi, Adil Vokrri (kapiten), Fatmir Namani, Driton Rrahmani, i ndjeri trajneri Emin Simnica, Fitim Hoxha, Arlind Vokrri, Bislim Metehija, kryesi të klubit Muhamet Hasani, i ndjeri trajneri Shaban Hajrullahu!

Ulur poshtë nga e majta Eroll Salihu, Jeton Çubreli, Eroll Kunushefci, Baki Bulliqi, Bejtush Bejta, Ertan Xhihiqi – kryetar dhe Isuf Deda -  trajner i portierëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat