Kjo është përgjigja e Kahn

Futboll

Kjo është përgjigja e Kahn

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 17:19
Kahn

Shefi i Bayern Munichut, Oliver Kahn, e ka pranuar se e admiron sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Reprezentuesi anglez është i lidhur me transferimin tek Bayern Munich qysh në fillim të kësaj verë.

Kane nga kampionët e Gjermanisë shihet si pasues i denjë i Robert Lewandowskit, i cili tashëm është pjesë e Barcelonës.

Kahn thotë së sulmuesi anglez është një nga më të mirët.

“Ai ka kontratë me Tottenhamin”, tha Kahn.

“Ai sigurisht është sulmuesi më i mirë. Tani ne duhet të mbledhim një ekip për sezonin e ardhshëm. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha shefi i ‘bavarezëve’.

Kane me ‘Spurs’ ka kontratë deri në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat