Bayerni arrin marrëveshje me Juventusin për transferimin e De Ligt

Futboll

Bayerni arrin marrëveshje me Juventusin për transferimin e De Ligt

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 08:54
Matthijs de Ligt

Ylli holandez, Matthijs de Ligt, do të transferohet në Bayern Munich.

Raporte të shumta kanë konfirmua se është arritur një marrëveshje mes Bayernit dhe Juventusit, për transferimin e 22-vjeçarit nga Torino për në Munich, tre vjet pas ardhjes së tij nga Ajax.

Negociatat midis Zonjës së Vjetër dhe Bayern Munich tani kanë arritur në fazat e tyre përfundimtare, me një blerje prej rreth 80 milionë eurosh, duke përfshirë shtesat.

Chelsea gjithashtu kishte qenë i interesuar për De Ligt, por u tërhoq kur u bë e qartë se ai donte të bashkohej me Bayernin, shkruan Goal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat