Lewandowski i kalon testet mjekësore te Barcelona

Futboll

Lewandowski i kalon testet mjekësore te Barcelona

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 20:20
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski iu është nënshtruar testeve mjekësore sot te Barcelona.

Klubi katalunas ka njoftuar se sulmuesi polak i ka kaluar tashmë testet dhe është gati për aventurën e re.

“Ai është gati”, thuhet në një postim të bërë nga faqja zyrtare e klubit në “Facebook”.

Lewandowski i është bashkuar Barcelonës në Miami, atje ku skuadra po merr pjesë në një turne para-sezonal.

33-vjeçari me Barçën është pajtuar për një kontratë 3-vjeçare dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit të katërt.

Në total, Barcelonës i ka kushtuar 50 milionë euro transferimi i Lewandowskit nga Bayern Munichi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat