Shkupi kërkon mrekullinë në “Maksimir”

Futboll

Shkupi kërkon mrekullinë në “Maksimir”

Nga: K. Goca Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:20
Shkupi kërkon mrekullinë në “Maksimir”

Sonte në orën 21:00, kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi do të përballet me Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e parë të xhiros së dytë kualifikuese në Champions League në futboll. 

Dinamo e Zagrebit është gjigant në Ballkan. 

Një klub që prej tre dekadash di të “notojë” mirë në futbollin evropian. Në Dinamo paraqitet edhe shqiptari Arijan Ademi.

“E kundër kujt do të luajë sonte Shkupi, e di më së miri Goce Sedloski, ish-kapiteni i “bluve”, njeriu që njeh çdo cep të “Maksimirit”.

Shkupi nën drejtimin e Sedloskit është një ekip që nuk dorëzohet kurrë”, shkruan media Maqedone “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat