Celina do të bëhet shumë shpejt me klub të ri

Futboll

Celina do të bëhet shumë shpejt me klub të ri

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:49
Celina do të bëhet shumë shpejt me klub të ri

Bersant Celina do të bëhet shumë shpejt me klub të ri.

Sipas mediave britanike, futbollisti kosovar pritet ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Më saktësisht, përfaqësuesit të Kosovës ofertë i ka bërë klubi i Superligës turke, Kasimpasa.

Celina është në pronë të klubit francez, Dijon, i cili garon në ligën e dytë franceze.

Ai e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi në Ipswich Town, i cili luan në divizionin e tretë të futbollit anglez.

Edhe pse klubi nga “Portman Road” ishte i interesuar për ta mbajtur lojtarin, ish-futbollisti i Manchester Cityt e ka ndarë mendjen dhe po mendon të luajë në ligën elitare turke.

Mësohet se Celina dhe përfaqësuesit e tij aktualisht gjenden në Stamboll për ta finalizuar lëvizjen.

Pra, Celina mund të bëhet bashkëlojtar me futbollistin tjetër të Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat