PSG hidhet në sulm, kërkon mbrojtësin francez

Futboll

PSG hidhet në sulm, kërkon mbrojtësin francez

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 16:24
PSG hidhet në sulm, kërkon mbrojtësin francez

Paris Saint-Germain është duke punuar për të krijuar një skuadër të denjë për të konkurruar e fituar jo vetëm në Francë, por edhe në Europë, në Champions League.

Së fundmi mediet franceze bëjnë me dije se kampionët e Ligue 1 kanë shfaqur interes të lartë për mbrojtësin e Bayern Mynich, Lucas Hernandez.

Francezi është bashkuar me kampionët e Gjermanisë në 2029-ën, por ende nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme për të treguar veten. Përtej kësaj, bavarezët nuk pranojnë ta nxjerrin në shitje mbrojtësin.

Më parë 26-vjeçari ka luajtur vetëm në Spanjë me skuadrën e Atletico Madrid dhe në vitet e fundit në Bundesliga me Bayern dhe një kalim në PSG do të ishte një eksperiencë e re në të gjitha drejtimet për Lucas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat