Breshia beson te Ndoji dhe shpreson në rindezjen e tij

Futboll

Breshia beson te Ndoji dhe shpreson në rindezjen e tij

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 19:14
Breshia beson te Ndoji dhe shpreson në rindezjen e tij

Breshia po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri, ndërsa më datë 23 do të luajë një takim miqësor me Sampdorian, ku do të shohin nivelin e skuadrës.

Emanuele Ndoji u rikthye në radhët e skuadrës italiane, duke firmosur kështu një kontratë të re me klubin ku ka përjetuar momentet më të mira në karrierë.

Në skuadër besojnë shumë te mesfushori shqiptar, të paktën këtë lë të kuptohet “Giornale di Brescia”.

“Breshia mbërrin në qytet dhe kërkon nga Ndoji konfirmimin e një ‘rindezjeje’ të vërtetë”, është titulli i gazetës në fjalë.

Më tej shkruhet se trajneri Clotet është i kënaqur me lojtarin shqiptar, i cili e ka nisur me këmbën e mbarë. Ndoji po mbahet nën vëzhgim hap pas hapi dhe gjendja e tij ka qenë në formën më të lartë për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat