Conte liron mbrojtësin

Futboll

Conte liron mbrojtësin

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:47
Conte liron mbrojtësin

Zhafet Tantanga vijon të jetë emri më i kuotuar për t’u veshur kuqezi në sezonin e ri. Pas afrimit të Klemo Lenglesë, Totenhemi e ka nxjerrë në shitje lojtarin për të cilin ka interes nga shumë klube.

Një prej tyre është patjetër Milani që synon një goditje si ajo që solli Fikajo Tomorin nën urdhrat e Piolit.

Edhe mbrojtësi ka dhënë bekimin e tij për largimin nga Londra. Në orët në vijim menaxheri i tij, Roberto de Fanti, do të bëjë një vizitë në “Casa Milan” për të shqyrtuar ofertën. Ndërkohë, drejtuesit e “Djallit” mbajnë të hapur kanalin e bisedimeve.

Në ditët e fundit ka pasur disa telefonata mes Paolo Maldinit dhe Fabio Paratiçit, i cili është drejtori sportiv i “Spurs”-ave. Gatishmëri totale për një akord, i cili nuk duhet të vonojë. Flitet për një huazim sezonal me të drejtë blerjeje për Milanin në vlerën e 16 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat