Fulham firmos me mbrojtësin e përfaqësueses zvicerane

Futboll

Fulham firmos me mbrojtësin e përfaqësueses zvicerane

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:13
Fulham firmos me mbrojtësin e përfaqësueses zvicerane

Kevin Mbabu është një hap larg Fulham.

Mediet angleze bëjnë me 27-vjeçari ka mbyllur aventurën e Wolfsburg dhe do të udhëtojë përpara fundjavës në Londër për të kryer testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re me Fulham.

Anglezët janë dakordsuar me gjermanët, të cilët do të përfitojnë 6 milionë paund nga ky operacion.

Mbabu rikthehet kështu në Premier League pas një eksperience të parë me Newcastle në sezonet 2013-2016, ndërsa më parë ka luajtur për ekipe si Rangers dhe Young Boys dhe gjithashtu numëron 22 prezenca me Zvicrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat