Juventus zyrtarizon Bremerin

Futboll

Juventus zyrtarizon Bremerin

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:28
Bremer

Klubi i Juventusit ka zyrtarizuar marrëveshjen me Gleison Bremer, i cili transferohet nga klubi i torinos.

Futbollisti që ishte edhe një objektiv i Interit, ka nënshkruar tashmë me bardhezinjtë dhe e ka lidhur karrierën me torinezët të paktën deri në vitin 2027.

25-vjeçari do të përfitojë pesë milionë euro në sezon ndërsa trashëgon edhe numrin tre që e ka veshur më parë një legjendë e klubit si Giorgio Chiellini.

Mbrojtësi brazilian i ka kushtuar Juventusit plot 41 milionë euro të cilat mund të paguhen në tre vite ndërsa Torino në bazë të performancës së Bremer mund të përfitojë edhe tetë milionë të tjera në formën e bonuseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat