I gjeti portofolin, taksisti zhgënjehet nga Manuel Neuer

Futboll

I gjeti portofolin, taksisti zhgënjehet nga Manuel Neuer

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 12:54
I gjeti portofolin, taksisti zhgënjehet nga Manuel Neuer

Një taksist në Munih, zoti Hazir S. është bërë protagonist në gazetën gjermane “Bild”.

Ai ka rrëfyer se i ka gjetur portofolin e humbur kapitenit të bavarezëve Manuel Nojer, por ka mbetur i zhgënjyer nga shpërblimi i marrë.

“Neuer harroi portofolin në taksinë time.

Në të kishte dy karta krediti dhe 800 euro të thata.

Kam bërë 100 km për ta gjetur shtëpinë e tij e për t’ia kthyer mbrapsht. Nuk më dha asnjë shpërblim, ndonëse karburanti më kushtoi 400 euro!

Dy javë më vonë më erdhi në shtëpi një pako nga Nojeri, ku kishte vetëm një fanellë. Kjo ishte me të vërtetë zhgënjyese”, ka thënë taksisti për gazetën gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat