Ballkani sfidohet nga Malisheva, Prishtina përballet me Dukagjinin

Futboll

Ballkani sfidohet nga Malisheva, Prishtina përballet me Dukagjinin

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 13:52
Ballkani sfidohet nga Malisheva

Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 në Superligë.

Fillimisht në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, i cili ka uruar klubet për një organizim sa më të mirë dhe mbarëvajtje të garave në edicionin e ri.

Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të ballafaqohen: Gjilani – Ferizaj, Malisheva – Ballkani, Drenica – Llapi, Trepça’89 – Drita dhe Dukagjini – Prishtina.

Kampionati i ri fillon më 13 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat