Zbulohet 11-tëshja titullare e tetovarëve

Futboll

Zbulohet 11-tëshja titullare e tetovarëve

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:28
Zbulohet 11-tëshja titullare e tetovarëve

Pasi kaluan me sukses Aarat Yerevan në turin e parë të Conference League, tashmë Shkëndijën e Tetovës e pret sfida e radhës. Kuqezinjtë do të përballen me Valmierën teksa ndeshjen e parë e luajnë në transfertën letoneze.

Trajneri i tetovarëve, Artim Shaqiri ka zbuluar edhe 11-tëshen titullare teksa konfirmohen nga minuta e parë lojtarë si Klisman Cake, Bruno Dita, Ferhan Hasani apo Sindrit Guri. Kujtojmë se ndeshjen mes Valmierës dhe Shkëndijes mund ta ndiqni duke filluar nga ora 17:00 në Super Sport 3 përmes platformës Digitalb.

Formacionet titullare:

Valmiera: Matrevics, Jounzems, Balodis, Yakuba, Birka, Murata, Zhelizko, Gueye, Silagadze, Mena, Krollis
Trajner: Jurgis Kalns

Shkëndija e Tetovës: Zahov, Sadriu, Cake, Bejtullai, Murati, Ramadani, Dita, Hasani, Shala, Doriev, Guri
Trajner: Artim Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat