Lampard: Kështu nuk vazhdohet!

Futboll

Lampard: Kështu nuk vazhdohet!

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:39
Lampard

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard ka paralajmëruar skuadrën pas humbjes 4-0 në miqësore ndaj Minesota United në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ishte e dyta pas disfatës me Arsenal në testin e parë.

Everton siguroi mbijetesën në Premier League sezonin e kaluar me një fitore kundër Crystal Palace në javën e parafundit të sezonit, por skuadra nuk po jep sinjale pozitive, të paktën për momentin.

“Lojtarët duhet të kuptojnë se sezonin e kaluar luajtëm për mbijetesë dhe kjo gjë duhet të ndryshojë, nuk duhet të përsëritet këtë sezon. Arsyet pse ishim në atë situatë edicionin e kaluar i dimë të gjithë, tani është momenti të ndryshojmë.

Kemi shumë për të bërë dhe pak kohë në dispozicion, kemi humbur cilësi në merkato dhe jemi ende në pritje të përforcimeve me peshë. Nuk flas për rezultate, por për mentalitetin e lojës, kështu është e pamundur, nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë.” – tha Lampard.

Everton ka humbur shumë cilësi dhe gola në merkato, pasi Tottenham firmosi me sulmuesin brazilian Richarlison, ndërsa afrimet kanë qenë të pakta dhe pa bujë, duke ulur shumë pretendimet edhe për sezonin e ri, ndaj Lampard ka reaguar për të dërguar një sinjal jo vetëm te lojtarët, por edhe te drejtuesit e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat