E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë

Futboll

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:47
E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende shumë e paqartë.

Ylli portugez nuk e mendon të luajë për Manchester Unitedin sezonin e ri dhe madje nuk ka udhëtuar me ta në përgatitjet parasezonale.

Ndërkohë, tani raportohet se Ronaldo pranon ta ulë deri në 30% pagën e tij për t’u transferuar te një klub elitar që garon për titullin e Champions Leagues.

Ai mbetet i interesuar për një kalim tek Atletico Madridi, por klubi vazhdon ta distancojë veten nga kjo lëvizje.

Agjenti i tij, Jorge Mendes madje ia ofroi Ronaldon Barcelonës, para se katalonasit të nënshkruanin me Robert Lewandowskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat