Bardhi ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e tensionuar

Futboll

Bardhi ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e tensionuar

Nga: K.G.. Më: 21 korrik 2022 Në ora: 17:30
Bardhi ndëshkohet me karton të kuq

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e tensionuar mes skuadrës spanjolle, Levante dhe asaj angleze, Wolves. 

Bardhi, anëtar i Levantes, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të. 

Levante ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në miqësore ndaj skuadrës angleze. 

Bardhi fillimisht shkaktoi ndërhyrje, pastaj u fut në konflikt me futbollistin Jerson Mosquera, pas së cilës u bë një rrëmujë e vërtetë në fushë mes dy skuadrave. 

Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Bardhin dhe Mosqueran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat