E konfirmuar, Wijnaldum e PSG ndajnë rrugët

Futboll

E konfirmuar, Wijnaldum e PSG ndajnë rrugët

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:30
Georginio Wijnaldum

Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gjiganti francez, Paris Saint-Germain dhe mesfushori, Georginio Wijnaldum, kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët këtë verë.

Wijnaldum iu bashkua PSG-së në formën e lojtarit të lirë, pasi që i skadoi kontrata e tij me Liverpoolin në verën e kaluar.

Momentalisht agjenti i mesfushorit holandez është duke punuar për të gjetur një klub të ri, ndërsa PSG është e gatshme edhe që ta huazojë atë gjatë ditëve ose javëve në vazhdim.

Besohet se destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Serie A, pasi që skuadra e AS Romas ka shprehur interesim serioz në Wijnaldum, por ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat