Objektivi i Milanit është i qartë

Futboll

Objektivi i Milanit është i qartë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 12:19
Maldini

Objektivi i Milan-it është i qartë: Maldini dhe Massara po punojnë për të siguruar shërbimet e De Ketelaere, pas vizitës të bërë të mërkurën në Belgjikë.

Djalli këmbëngul për t’i dorëzuar Pioli-t fantazistin e ri, me drejtuesit kuqezinj që kanë përshpejtuar operacionin në ditët e fundit. Të reja të rëndësishme pritet të vijnë në fundjavë.

Milan ka besim dhe duket se ka bërë dy oferta për të bindur përfundimisht klubin belg. Siç ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, Maldini ofron 30 milionë euro plus 2 bonus, ndërsa Brugges kërkon 35 milionë.

Kuqezinjtë kanë pranuar të shtojnë edhe një përqindje fitimi për Brugges në rast të një shitje të ardhshme të lojtarit. Kështu, janë orë vendimtare për talentin e ri, edhe pse alternativat nuk mungojnë në rast se marrëveshja nuk arrihet.

Janë dy profilet që ngacmojnë fantazinë e Milan-it. Nga njëra anë është Ziyech, prej kohësh në radarët e kuqezinjve, me një huazim të mundshëm me të drejtën e blerjes që nuk do të ishte i pamundur, duke parë se Chelsea e ka nxjerrë në shtije marokenin.

Alternativa e dytë është  Wijnaldum, i cili nuk bën më pjesë në planet e PSG-së, por që në ditët e fundit ka përfunduar në shënjestrën e Roma-s së Mourinho-s, që mbetet në avantazh për holandezin.

Dhe duke u ndalur te Roma, mbetet në sfond Zaniolo: italiani pëlqehet nga Djalli, por vlerësimi i tij (50 milionë euro) është jashtë buxhetit të kampionëve të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat