Puyol i sugjeron Alexis Sanchezit të kthehet te Barça

Futboll

Puyol i sugjeron Alexis Sanchezit të kthehet te Barça

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 15:53
Puyol i sugjeron Alexis Sanchezit të kthehet te Barça

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol i ka sugjeruar Alexis Sanchezit që të rikthehet në “Nou Camp”.

Sulmuesi kilian ka qenë për tre vjet në radhët e Barçës para se të bashkohej me Arsenalin dhe më pas të vazhdonte karrierën edhe në Manchester United dhe në Inter.

“Nuk varet nga unë, por do të doja që Alexis të kishte mundësinë të luante përsëri për Barcelonën.

Përveçse është shumë profesionist, ai është një nga lojtarët më të talentuar me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Gjërat në këto ekipe ku ka kaq shumë konkurrencë nuk janë kurrë të lehta.

Por me punë dhe disiplinë jam i bindur se ai mund të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në klubin që përfaqëson. I uroj atij më të mirën dhe për mua skuadra më e mirë është Barcelona, kështu që kjo është përgjigja”, ka theksuar Puyol.

Aktualisht Alexis Sanchez ka edhe një vit kontratë me Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat