Kukësi zyrtarizon një mbrojtës

Futboll

Kukësi zyrtarizon një mbrojtës

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 11:03
Kukësi zyrtarizon një mbrojtës

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin brazilian Ebert Cardoso Da Silva, i cili mbulon rolin e mbrojtësit të djathtë.

29-vjeçari, që për herë të parë do të provojë një eksperiencë në Abissnet Superiore ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi për një tjetër sezon. Sakaq, Ebert është transferuar nga kampionati armen ku më parë është aktivizuar me klubin e Norvank, por edhe me Van e Urartu.

Ebert ka një CV të pasur duke qenë se në të kaluarën ka luajtur edhe në Ukrainë me skuadrën e Metalist, në Bullgari me Bate Plovdiv. Ndërkaq,

Ebert është shndërruar në lojtarin e shtatë që Kukësi afron në këtë merkato pas Jakup Berishës, Antonio Ilieski, Ante Zivkovic, Kristi Kote, Arbër Basha dhe Rimal Haxhiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat