Mesfushori tensionohet nga zërat

Futboll

Mesfushori tensionohet nga zërat

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 13:47
Mesfushori tensionohet nga zërat

Declan Rice është një nga emrat më të lakuar të merkatos duke qenë se mesfushori i West Ham ka shkëlqyer në sezonet e fundit të Premier League pa lënë mënjanë edhe faktin se është shndërruar në një busull edhe të kombëtares së Anglisë.

Në këtë formë, Manchester United, City apo Chelsea interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit, mirëpo zërat e merkatos duket se janë të bezdisshme për vetë Rice. Së fundmi, mesfushori thekson se ai është një lojtar i West Ham dhe se do të japë më të mirën përsa kohë përfaqëson fanellën e londinezëve.

“Të gjithë në klubin e West Ham e njohin marrëdhënien që unë kam me shokët e skuadrës dhe trajnerin. Nuk jam ankuar në asnjë moment, sa herë kam veshur fanellën e West Ham kam dhënë 100% nga vetja. Por, unë nuk mund të kontrolloj atë që ndodh jashtë fushës.

Në mendjen time jam i fokusuar vetëm të bëhem futbollisti më i mirë, por gjithë këto zëra të merkatos janë bezdisëse. Ndonjëherë dëgjoj dhe lexoj për veten gjëra që nuk janë aspak të vërteta. Për sa kohë nuk ka asnjë zhvillim konkret, unë mbetem lojtar i West Ham dhe do të respektoj kontratën dhe klubin”, u shpreh Rice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat