Pedri: Duam të fitojmë gjithçka

Futboll

Pedri: Duam të fitojmë gjithçka

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 14:41
Pedri: Duam të fitojmë gjithçka

Entuziazëm i madh në Barcelonë për sezonin e ri që po afron. Duke folur nga grumbullimi i ekipit, i angazhuar në turneun amerikan, mesfushori blaugrana, Pedri, është ndalur në tema të ndryshme, duke lartësuar edhe merkaton e bërë kësaj vere.

Ambicia nis nga dëshira për të fituar, qofshin këto edhe miqësoret parasezonale. Pedri nuk e fsheh optimizmin: “Ndeshja kundër Realit në Las Vegas? Të luash kundër Realit është gjithmonë një gjë e veçantë, që të jep motiv shtesë. Ne do të dalim në fushë me shumë entuziazëm”.

Një prognozë edhe për sezonin e ri: “A do ta synojmë Champions League? Çdo vit ne dalim në fushë për këtë dhe nëse flasim për favoritët, Barcelona është gjithmonë aty”.

Ambiciet e mëdha të Pedrit janë edhe për shkak të transferimeve të klubit: “Lewandowski? Ne e dimë vlerën e tij. Ai është një garanci e golave, kemi parë se çfarë ka bërë te Bayerni. Është krenari për ne që e kemi në ekip”.

Fjalë “mjalti” edhe për Kessie: “Më befasoi shumë, është tepër i fortë. Që në fillim të stërvitjes më ka mahnitur. Forca e tij fizike? Mundohem gjithmonë të mos përplasem me të (qesh)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat