Rreziku i të luajturit në Vegas

Futboll

Rreziku i të luajturit në Vegas

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:39
Rreziku i të luajturit në Vegas

Pavarësisht nëse quajnë football apo soccer, futbolli po fiton vrull në Shtetet e Bashkuara, edhe falë turneve të shumta verore të skuadrave të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Shembulli i fundit janë ndeshjet e planifikuara në Las Vegas, si ajo mes Juventus-it dhe Chivas-it, por mbi të gjitha El Clasico, një nga ndeshjet e kësaj faze përgatitore që tërheq padyshim vëmendjen e botës së futbollit.

Nëse më pas zbritet bë fushë në “Sin City” (Qyteti i Mëkatit), kuptojmë se si ndeshja është më e veçantë. Por si jetohet pritja në Vegas? Dhe në përgjithësi, cili është raporti i qytetit të Nevadës me futbollin?

Këtë e shpjegon në një intervistë me AS Enrique Duran, trajner spanjoll i Las Vegas Lights, një ekip që luan në USL (liga e dytë amerikane).

Ekipi është i lidhur me LAFC e Gareth Bale dhe Giorgio Chiellini, kështu që ai po i zhvillon stërvitjet në Los Angeles tani, por Duran e ka parë tashmë se si ethet e Clasico kanë goditur Las Vegasin.

“Duke shëtitur përgjatë qytetit, ka kaluar një muaj që nuk kemi parë gjë tjetër veç titujve të Real Madrid-it dhe Barcelona-s”. Por në fund të fundit, Vegasi është mësuar me sfida të mëdha, do të mjaftonte të mendohej se sa ndeshje boksi që kanë shkruar historinë janë zhvilluar në ato anë.

Dhe Clasico … është El Clasico, siç shpjegon Duran. “Kjo është ajo që i mungonte një qyteti që tashmë është kaq i veçantë, ndeshja më e mirë në botë”.Një shfaqje që askush nuk dëshiron ta humbasë dhe që … do të prodhojë një spektakël dhe shumë të ardhura, duke qenë se audienca e Las Vegas është e veçantë.

“Në ndeshjet tona njerëzit vijnë për të parë shfaqjen dhe për të shpenzuar para, një birrë mund të kushtojë 20 dollarë. Dhe maskota jonë, e cila duket si Elvis, hyn në fushë me një motor”.

Madje edhe skuadrat e tjera janë të kushtëzuara nga Vegasi, deri në atë pikë sa… “Zakonisht, kur skuadrat luajnë në transfertë, e kalojnë natën në qytetin ku luanin.

“Por në Las Vegas kundërshtarët largohen menjëherë, nuk e kalojnë natën këtu, sepse e dinë që rreziku është që gjysma e ekipit të mos paraqitet në aeroport të nesërmen”.

Nuk është një problem që Reali dhe Barcelona duhet të kenë, por siç thonë nga ato anë, ajo që ndodh në Vegas … mbetet në Vegas!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat