Barcelona mposht Real Madridin

Futboll

Barcelona mposht Real Madridin

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Barcelona ka arritur fitore në miqësoren e Las Vegas ndaj Real Madridit.

Sot me fillim nga ora 05:00 e mëngjesit është zhvilluar miqësorja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Fitore në këtë ndeshje ka arritur ekipi katalanas me rezultat 1:0.

Golashënuesi i vetëm në këtë takim ishte Raphinha, i cili shënoi një supergol.

Pavarësisht që ishte vetëm një miqësore të dy ekipet patën paraqitje të mirë.

Madje, në disa raste gjatë ndeshjes kishte edhe tensionet në mes dy palëve.

Të dy ekipet krijuan rastet e tyre, por nuk ishin të saktë në konkretizimin e tyre.

Kështu ndeshja u mbyll me fitoren minimale (1:0) të Barcelonës ndaj Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat