Si u shmang tragjedia?

Futboll

Si u shmang tragjedia?

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 14:45
Si u shmang tragjedia?

Shmanget tragjedia në Hungari! Në sfidën mes skuadrës hungareze të Fehrevarit dhe azerëve të Gabalës, e përfunduar me rezultatin 4-1 për ekipin vendas, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës ka ndodhur diçka e ngjashme si në ndeshjen Danimarkë-Finlandë në EURO 2020.

Gjatë një dyluftimi për topin me kundërshtarin, futbollisti i azerëve, Qyrtymov ka mbetur i dëmtuar dhe pak çaste më pas ka humbur vetëdijen duke iu futur dhe gjuha brenda.

Kapiteni i skuadrës, Asif Mamadov i gjendur aty menjëherë reagoi duke u munduar ta shpëtojë shokun e tij të skuadrës që ta tërhiqte gjuhen për ta çuar në vendin e tij.

Gjithçka shkoi mirë kur më pas erdhi dhe ndihma e parë e mjekëve.

Një gjest i ngjashëm ky me Kristian Eriksenin në Kampionatin Europian, ku ish-mesfushori i Interit pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Finlandës dhe më pas kapiteni danez, Simon Kjaer erdhi për ta risjellë në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat