Mister tek Juventus

Futboll

Mister tek Juventus

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:10
Allegri

Mund të ketë një problem mes Adrian Rabiot dhe Juventus. Pas grumbullimit të munguar për turneun amerikan me skuadrën e parë, në fakt, mesfushori francez është thirrur nga ekipi U23 për grumbullimin që do të nise nga dita e sotme.

Konfirmimi ka ardhur në faqen e klubit bardhezi dhe nga komunikata zyrtare: “Juventus Under 23 i trajnerit Brambilla do të nisë grumbullimin këtë të dielë.

Një javë punë në provncë të Bergamos, më saktësisht në qendrën sportive të Rovetta-s. që do të shërbejë për të intensifikuar përgatitjen në prag të fillimit të kampionatit, por mbi të gjitha në prag të miqësoreve të sezonit të ri.

“Testi i parë do të zhvillohet pikërisht në Lombardi të martën më 26, në orën 17:00, me ekipin e dytë të Atalanta-s. Pas kthimit nga grumbullimi do të zhvillohen ndeshjet e tjera”.

Komunikata vazhdon më pas me listën e të grumbulluarve ku figuron edhe emri i Rabiot. Tani duhet kuptuar se çfarë do të thotë ky grumbullim. Nëse bëhet fjalë për një përjashtim të lojtarit nga ekipi i parë dhe, për rrjedhojë, nxjerrjen e tij në shitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat