Barcelona anulon stërvitjen

Futboll

Barcelona anulon stërvitjen

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:02
Barcelona

Barcelona do të zhvillojë nesër miqësoren e tretë në tokën amerikane kundër Juventusit.

Klubi katalanas ka mbërritur në Dallas, por sikurse ndodhi në Las Vegas, edhe në qytetin tjetër të madh të Teksasit, katalanasit janë shoqëruar nga moti i nxehtë.

Temperaturat deri në 38 gradë Celsius kanë bërë që Ksavi të anulojë një nga dy stërvitjet e parashikuara.

Takimi mes Barcelonës dhe Juventusit do të luhet në të gdhirë të së mërkurës (02:30) me orën e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat