Skuadra e Serie A “çmendet” pas Pinamontit

Futboll

Skuadra e Serie A “çmendet” pas Pinamontit

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:54
Skuadra e Serie A “çmendet” pas Pinamontit

Skuadra e Serie A është “çmendur” pas sulmuesit të Interit, Andrea Pinamonti.

Salernitana është ekipi që sipas “Corriere dello Sport” i ka ofruar Interit 20 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Kaq është edhe shuma që Interi kërkon për të lënë të lirë sulmuesin.

Për Pinamontin më parë janë interesuar edhe Sassuolo, Monza e Atalanta, por asnjë nga klubet e tjera nuk kanë ofruar shumën e kërkuar prej Interit.

Talenti zikaltër është drejt largimit dhe në rrugën e tij të re duket se është Salernitana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat