Rexhbeçaj në Augsburg

Futboll

Rexhbeçaj në Augsburg

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:51
Rexhbeçaj në Augsburg

Elvis Rexhbeçaj është bërë me klub të ri.

Futbollisti kosovar është transferuar në Augsburg, duke i dhënë kështu fund eksperiencës në Wolfsburg.

Pas dështimit të Nklas Dorsch, klubi gjerman e ka zgjedhur zëvendësuesin ideal të tij.

Rexhbeçaj ka kontratë me Wolfsburgun edhe një vit, por do t’i bashkohet Augsburgut.

Ky klub do t’i paguajë 1,75 milionë euro për futbollistin dhe kjo shumë mund të rritet me kohë, njofton mediumi gjerman “Bild”.

Futbollisti do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat