Si u rritën numrat e lojtarëve & ekipeve pjesëmarrëse në futbollin amator?

Futboll

Si u rritën numrat e lojtarëve & ekipeve pjesëmarrëse në futbollin amator?

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 15:21
Si u rritën numrat e lojtarëve & ekipeve pjesëmarrëse në futbollin amator?

Tre vjet më parë Federata Shqiptare e Futbollit lançoi një sfidë të re, duke i hapur rrugën rritjes së futbollit amator në të gjithë vendin përmes kompeticioneve te reja. Si fillim u lançua kampionati kombëtar i futbollit 5×5 me krijimin e 12 ekipeve, duke nxitur interesit e shumë të rinjve të apasionuar pas futbollit për t’u bërë pjesë e kësaj gare të organizuar nga FSHF.

Në sezonin pasardhës 2020/2021 pati një rritje të ndjeshme të skuadrave pjesëmarrëse edhe me riorganizimin e ri të FSHF-së që u fokusua edhe më shumë në krijimin e disa formateve kompeticionesh. Përveç kampionatit kombëtar 5×5, që në sezonin e ri kishte tashmë 80 ekipe pjesëmarrëse, u krijua edhe FSHF Sunday League Albania 9×9 me 32 ekipe pjesëmarrëse, që të gjithë me futbollistë amatorë. Dy kompeticione që patën një impakt të madh dhe motivuan akoma më shumë të rinjtë, institucione apo biznese për t’u bërë pjesë e garës.

Dhe kjo u pa edhe më qartë në sezonin 2021-2022 ku në kampionatin Kombëtar 5×5 u regjistruan 140 skuadra, ndërsa në kampionatin FSHF Sunday League Albania 9×9 këtë herë kishte 35 ekipe. Gjithashtu, u krijua FSHF Sunday League Albania 11×11 me 20 ekipe dhe u rikthye kampionati i Futsallës, që ishte ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19, fillimisht me 4 skuadra. U organizuan edhe disa kupa në të gjithë formatet ashtu si edhe në atë 6×6.

Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF ka nisur tashmë organizimin për sezonin e ri, teksa pritshmëritë për rritjen e futbollistëve dhe skuadrave pjesëmarrëse në të gjitha formatet e kampionateve amatore të jetë sërish e ndjeshme krahasuar me sezonet paraardhëse.

Duke parë interesin aktual, në kampionatin kombëtar 5×5 pritet të regjistrohen 160 skuadra në të gjithë territorin, FSHF Sunday League Albania 9×9 të paktën 35 ekipe, FSHF Sunday League Albania 11×11 rreth 50 ekipe, kampionati i Futsallës 10 ekipe dhe në FSHF Albania Cup 6×6 100 ekipe.

Pra, siç kuptohet edhe nga shifrat pritet të jetë një sezon edhe më argëtues për futbollin amator, që shton radhët ditë ditës me futbollistë e skuadra të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat