Dybala sqaron largimin nga Juventusi

Futboll

Dybala sqaron largimin nga Juventusi

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 16:28
Dybala sqaron largimin nga Juventusi

Paolo Dybala ishte transferimi më i bujshëm në Serie A këtë merkato vere.

Argjentinasi u largua nga Juvnetusi si lojtar i lirë, ndërsa pak javë më parë firmosi për Romën.

“La Joya” është prezantuar sot përpara gazetarëve me fanellën e verdhekuqve, ku ka sqaruar njëherë e mirë edhe largimin e tij nga Juventusi.

Dybala ka bërë të qartë se nuk ishin paratë aty që hynë në mes, por ishte fakti se drejtuesit e “zonjës së vjetër” nuk e shihnin si pjesë të projektit për të ardhmen.

“Çfarë ndodhi me Juventusin? Ne kishim një marrëveshje në tetor, por më pas bordi kërkoi të priste.

Pas marsit më thanë se nuk isha pjesë e projektit të ardhshëm. Nuk ishte problem ekonomik, bordi mori një vendim tjetër”, ka deklaruar Paolo Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat