Belgjika zgjedh kompleksin më argëtues në Katar

Futboll

Belgjika zgjedh kompleksin më argëtues në Katar

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 17:57
Belgjika zgjedh kompleksin më argëtues në Katar

Botërori i Katarit (21 nëntor-18 dhjetor) është duke u afruar me shpejtësi dhe tashmë kombëtaret kanë mbyllur rezervimet edhe sa i takon vendit ku do të akomodohen gjatë turneut. Një zgjedhje e cila mendohet deri në detaje, pasi kushtet dhe akomodimi i rehatshëm mund të rezultojë frytdhënës për rrugëtimin në kompeticion.

Kështu, lojtarët e Belgjikës me siguri do të jenë nga ata futbollistë që do t’i shijojnë shumë ditët në Katar, teksa Federata ka zgjedhur resortin më argëtues.

Hilton Salwa Beach, në të cilën një natë kushton 5890 paund ka në brendësinë e tij një pistë go-kart, një restorant nënujor si dhe një pishinë gjigande në të cilën mund të ushtrohen aktivitete të ndryshme argëtuese.

Nga ana tjetër, Franca ka zgjedhur Al-Messila në Doha, e krahasur me një kështjellë të stilit arab.

Një natë në këtë resort kushton 1500 paund, ndërsa Kampionët e Botës në fuqi mund të shijojnë pishina private, por edhe shampanjë dhe verë nga më cilësoret, gjithnjë nëse ia dalin të festojnë fillimisht në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat