Ancelotti për vendimin e papritur për Rudiger

Futboll

Ancelotti për vendimin e papritur për Rudiger

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 18:50
Ancelotti për vendimin e papritur për Rudiger

Antonio Rudiger gjatë kësaj verë iu bashkua Real Madridit nga Chelsea.

Mbrojtësi gjerman konsiderohet një lojtar i rëndësishme për idetë e trajnerit Carlo Ancelottit.

29 vjeçari debutoi në fanellën e ‘mbretërve’ në miqësoren kundër Barcelonës.

Rüdiger luajti në pozitën e mbrojtësit të majtë, ndonëse pritej që ai të luante në pozicionin e tij të preferuar.

Ancelottit lavdëroi paraqitjen e mbrojtësit gjerman, derisa foli edhe për pozicionin e Rudiger në miqësoren e humbur kundër Barcelonës.

“Më pëlqeu shumë se si luajti ai. Nuk jam i ‘çmendur’. Ai mund të luajë në atë pozicion siç mund të ndryshojë me Alaba-n gjatë ndeshjes. Ata nuk e bënë këtë sepse gjithçka funksionoi mirë”, tha Ancelotti.

Dyshja e mbrojtjes së Realit përbëhet nga braziliani Eder Militao dhe austriaku David Alaba.

Ancelotti nuk planifikon të ndërhyjë në këtë partneritet, kështu që Rüdiger do të ketë shansin të luajë si mbrojtës i majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat