Media maqedone: Arijani dhe Stefani? E gjithë Maqedonia e futbollit do të brohorasë kundër tyre

Futboll

Media maqedone: Arijani dhe Stefani? E gjithë Maqedonia e futbollit do të brohorasë kundër tyre

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2022 Në ora: 19:25
Shkupi

Është interesant fakti se në petkun e Dinamos së Zagrebit do të paraqitet kapiteni Arijan Ademi.

Futbollisti Ademi me shokë nuk do të kanë të lehtë përballjen me kampionin e Maqedonisë së Veriut, skuadrën shqiptare Shkupin, në takimin e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Champions League.  

Sonte në Arenën e Shkupit mysafirët nga Zagrebi i pret ferri. 15,000-20,000 shikues pritet t’i japin me gjithë zemër dhe me eufori mbështetjen skuadrës shkupjane.

“Arijani dhe Stefani (Ristovski) le të kërkojnë falje që sonte për herë të parë e gjithë Maqedonia e futbollit do të brohorasë kundër tyre, se e gjithë Maqedonia do të jetë kundër tyre”, shkruan mes të tjera media maqedone “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat