Futbollistët e Dinamos mbetën të ‘bllokuar’ në Shkup

Futboll

Futbollistët e Dinamos mbetën të ‘bllokuar’ në Shkup

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 13:08
Futbollistët e Dinamos

Ekipi i Dinamo të Zagrebit ndryshe nga që ishte parashikuar, mbeti edhe disa orë më tepër në stadium dje edhe pse stadiumi pothuajse ishte mbyllur.

Mediumi maqedonas Sportmanija.mk, raporton se një pjesë e madhe e ekipit të Dinamos kishin mbetur të mbyllur në stadium për shkak se kontrollorët e ndeshjes kishin vendosur ti testonin për doping.

Mediumi nuk ka bërë të ditur ndonjë emër konkret të futbollistëve, mirëpo thuhet se ishte një numër i madh i tyre, saqë pjesa tjetër e ekipi kishte vendosur ti priste në ambientet e stadiumit, i cili pothuajse ishte mbyllur.

Ndeshja ishte mjaftë e vështirë që nga fillimi dhe temperaturat e larta shtyn për kontroll të shumta për anti doping.

Dinamo e Zagrebit siguroi mbrëmë kalimin në raundin e radhës, pasi eliminoi Shkupin me një gol dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat