Barcelona po shantazhon De Jong

Futboll

Barcelona po shantazhon De Jong

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 13:34
Barcelona po shantazhon De Jong

Evgeniy Levchenko, president i sindikatës holandeze të lojtarëve (VVCS), beson se Barcelona po bën një përpjekje për ta zhvatur Frenkie de Jong, për ta detyruar atë të largohet nga klubi.

Blaugranët në fakt i kanë kërkuar mesfushorit uljen e pagës me 40%, pasi ai nuk ka ndërmend të kalojë te Manchester United, klub me të cilin katalanasit kanë arritur një marrëveshje prej kohësh.

Levchenko thekson se 25-vjeçari është shantazhuar: “Unë mendoj se një sindikatë duhet të mbrojë të gjithë lojtarët. Tani, njëri prej tyre është në qoshe nga një klub, sepse ai nuk pranon të largohet. Është koha që FIFPRO të bëjë diçka.

Barça është përgjegjëse për situatën e tij. Politika e klubit katalanas ka qenë dramatike. Më duket absurde që lojtarët duhet të paguajnë për çekuilibrin ekonomik të një klubi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat