Ejani t’ia bëjmë jetën një ferr të gjallë, ja thirrja e Universitatea Kraiovës...

Futboll

Ejani t’ia bëjmë jetën një ferr të gjallë, ja thirrja e Universitatea Kraiovës...

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 18:11
Ejani t’ia bëjmë jetën një ferr të gjallë, ja thirrja e Universitatea Kraiovës...

Vllaznia mori një barazim 1-1 në sfidën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës përballë Universitatea Kraiovës, e luajtur në “Loro Boriç”.

Stadiumi u mbush plotë me tifozë në sfidën e parë dhe për këtë arsye rumunët kërkojnë që të ndodh e njëjta gjë edhe në shtëpinë e tyre.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi rumun i ka bërë thirrje tifozëve që të bëjnë të njëjtën gjë që tifozët e Vllaznisë bënë në sfidën e parë.

“Shqiptarët na mirëpritën ne me një stadium të mbushur plot. Merrni shallet dhe le t’ia bëjmë jetën një ferr të gjallë në ndeshjen e kthimit. Çdo gjë për t’u kualifikuar”, ishin fjalët e shkruara nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat